Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar ditë më parë, reperi Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re, shkruan InLajmi.
“Bespreme” mban titullin kënga e tij e re, e cila gjendet tashmë në kanalin zyrtar të reperit në YouTube bashkë me videoklip.
Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet reperi, ndërsa producent i kësaj kënge është Rzon.
Kënga menjëherë ka marrë mjaft komente pozitive nga publiku dhe fansat e tij, ku pritet se kjo këngë do të jetë një nga hitet e verës 2022.
Gramos Aliu, këngën e tij të fundit e ka publikuar me artistët Tayna dhe Butrint Imeri me “Pare”.
Kjo këngë nga 3 artistët është duke e ndëgjuar mjaftë shumë në tregun shqiptar e cila ka marrë miliona klikime në kanalin youtube. /InLajmi/