Dita e sotme doli të ishte fatale për një 18 vjeçar në Durrës, i cili shprehu vullnetin për t’iu dalë në ndihmë 2 adoleshentëve të cilët po laheshin në ujërat e detit, përcjell InLajmi.
18 vjeçari kishte arritur që t’i shpëtonte 2 të miturit, por nu kia doli vetë për të dale i gjallë.
Policia shqiptare ka njoftuar se kanë ta gjejnë dhe e kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K. /InLajmi/