Në seancën plenare të Kuvendit Komunal, deputetët kanë diskutuar për hartimin e disa projektligjeve lidhur me procesin e vettingut, raporton InLajmi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar që të gjitha subjektet politike ta diskutojnë këtë çështje.
“Unë besoj është e nevojshme të takohemi si subjekte politike. Bëhet fjalë për një proces që tejkalon mandatin tonë. Është e domosdoshme të kemi konsultime edhe si subjekte politike. Byroja shtetërore për verifikimin e pasurisë dhe vettingu nuk është e njëjta gjë. Nuk futen 2 gjëra në një thes kur nuk janë e njëjta gjë. Është gabim të shtyhet. Njëra ka të bëjë me zyrtarë shtetëror.” /InLajmi/