• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Kurti: Barazia dhe liria sjellin në ekzistencë të vetmen konkurrencë të denjë

J G nga J G
14 July 2022
në Politikë
0 0
0
Kurti: Barazia dhe liria sjellin në ekzistencë të vetmen konkurrencë të denjë
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Më 14 korrik të viti 1789 në Revolucionin Francez, qytetarët e Parisit vërshuan drejt bastisjes, fortesë mesjetare dhe burg që përfaqësonte autoritetin mbretëror në qendër të Parisit, përcjell InLajmi.

E lidhur me këtë ditë, ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se 14 korriku është një nga datat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, edhe pse kjo është festa e kombëtares së Francës.

Më tej ai shtoi se, për të ardhur deri në këtë datë Descartesit e deri tek Iluministët, kishin punuar të paktën 2 shekuj francez.

Postimi i plotë i tij:

14 korriku është një nga datat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, edhe pse është festa kombëtare e Francës. Sepse 14 korriku i vitit 1789 u bë më shumë si një referencë e ndërgjegjes humane e qytetare. Nën numrin e kësaj date revolucionare paraqitej në tërësinë e Evropës dhe botës, masa më e madhe evolucionit historik që do të shpinte në përputhjen e së drejtës politike dhe së drejtës shoqërore.

Sepse, për kombe dhe popuj të asaj kohe, kjo datë dhe ngjarja që ajo shenjon u paraqitën si një limit që duhej mbërritur tashmë, si një detyrë e paanashkalueshme, pavarësisht konservatorizmave të regjimeve e shoqërive, ndalimeve në konceptimin e sovraniteteve dhe drejtësisë, gjendjeve gjeopolitike në të cilat mbaheshin të ngulfatura fuqitë e kohës. Për atë datë dhe ngjarjen e saj kishin punuar të paktën 2 shekuj francezë, që prej Descartesit deri tek Iluministët.

E quajtën këtë sjellje mendore shekulli i dritave. Por jo vetëm kaq. Rrallë mund të ndodhë në histori që kombe apo popuj të tërë të hyjnë në konkurrencën e konceptimit të lirisë: anglezët me traktatet mbi njohjen dhe njeriun, me John Lockun; amerikanët me revolucionin dhe deklaratën e pavarësisë; francezët me revolucionin dhe me asambletë, me tërë traktatet dhe enciklopedinë, me kartën e të drejtave të njeriut; gjermanët me përpunimin e jehonës së revolucionit dhe me nocionin e një njerëzimi që këtej e tutje do të ishte entuziast, sipas shprehjes së Kantit. 14 korriku është pra një lloj menteshe e domosdoshme mes liberalizmit dhe socializmit që do të mbulonin shekujt që do të vinin. Italianët e Rilindjes patën humanizmin, por francezët e iluminizmit patën Republikën.

Nuk besoj se ka datë që përfshin më shumë politikë të lirisë dhe popull njerëzor se 14 korriku. Kjo datë nuk është se përmbylli, në cilësinë e një rezultati, reflektimet më të lartë të arteve dhe shkencave, të lirisë dhe besimit, të arsimit dhe barazisë, por ajo hapi një imagjinatë të paparë deri atëherë: individi e pa veten në masë të madhe si hartues i ligjeve të bashkësisë. Ai i dha vetes, ndërgjegjshëm kësaj here, rastin për të rikonceptuar kontratën shoqërore, për të risjellë pranë vetes demokracinë politike.

Në shoqërinë tonë ne jemi të mangët në demokraci e Republikë. Andaj i referohemi gjithnjë datave me domethënien më të madhe. Arsimi ynë duhet të bëjë të pamundurën për ta lexuar semantikën e datave të tilla. Data të tilla duhen parë si ngjarje, si çastet kur ka ngjarë themelimi i njeriut si komunitet i të drejtave. Pa ngjarje të kësaj përmase nuk mund të evidentohet nëse njerëzimi është një proces në ecje prapa, në ngecje, apo ecje përpara, në përparim.

Mendësia e francezëve në këtë datë e gjeti edhe orientimin e saj kombëtar, por edhe universal. Në një farë mënyre, me hartimin e të drejtave të njeriut, me hamendësimin e universalitetit të tyre, çdo francezi i delegohej puna që në kombin e vet t’i mendonte të drejtat e njeriut të zbatueshme në tërë botën. Ai kishte të drejtën ta shihte kombin e vet si eksperimentues të të drejtave të njerëzimit në tërësi. Ja dhe ku vendosej pika orientuese e barazisë, një nga çështjet thelbësore që gjatë veprimtarisë politike unë vetë, e bashkë me mua subjekti politik ku bëj pjesë, e kemi përdorur si një direktivë orientimi dhe veprimi.

Barazia dhe liria sjellin në ekzistencë të vetmen konkurrencë të denjë, atë mes imagjinatës teorike të mendimtarëve të mëdhenj dhe pjesëmarrjes masive të një populli. Vetëm një konkurrencë e tillë mund të sjellë njerëzim. Një popull u vu në shërbim të mendjeve të veta të ndritura, gjë që i shtyu mendjet e ndritura ta nxisin maksimalisht imagjinatën e tyre morale, politike dhe intelektuale. Ky lloj bashkërendimi mes imagjinatës së inteligjencës dhe pjesëmarrjes së popullit, kam merakun se nuk është më aq i fuqishëm në ditët tona. Andaj theksova edukimin e arsimin. Një arsim që nuk është emancipues, që nuk është kuptues i datave të mëdha, zor se punon për shprehjen publike të lirisë dhe barazisë.

Që nga kjo garë ose bashkëveprim, që në frengjisht mund të gjendet në të njëjtën fjalë, konkur (concours), merr jetë ideja e Evropës. Ideja e Evropës është edhe vetë ideja e emancipimit të popujve. Nuk mund ta sigurojmë veten sot se pa filozofinë e dritave dhe pa ngjarjet që shenjon 14 korriku, projekti evropian do të kishte mbërritur shkallën e sotme të integrimit. Por kërkohet sot që vetë deputetët e Evropës, zyrtarët e saj, ta kenë parasysh këtë potencën e ideve që e kanë inspiruar përgjatë dy shekujve. Nga parlamenti i Evropës duhet të lindin premisat që vetë populli i Evropës të jetë një popull i vëllazërisë, pra një popull ku nuk ka asnjë kolektiv që këput lidhjen mes individit dhe vullnetit të përgjithshëm. Për fat të keq, ne dëgjojmë nga eurodeputetë të sotëm fraza që shpallin aftësi diskriminuese. Përsërita vetëm një frazë nga Rousseaui: kolektivat që këpusin lidhjen mes vullnetit të përgjithshëm dhe individit. Për çka thashë më sipër, e shoh datën e 14 korrikut si një datë thelbësisht të dyfishtë, mes popullit të 1789-s dhe kombit të 1790-s, si një datë që duhet të inspirojë banorët e Evropës.

Me këtë rast ia uroj Francës dhe francezëve, por edhe popullit të Kosovës, këtë datë dhe këtë ngjarje të shumëfishtë ku shkencat e artet bëjnë pjesë sa edhe politika e lirisë dhe drejtësia e barazisë! Kërkesa është e thjeshtë: nuk ka kontratë shoqërore kur dikujt i mohohet të përdorë mundësitë e tij, nuk ka kontratë shoqërore nëse humbja ose mohimi i vlerave të dikujt nuk shihen si humbje kolektive. Dhe duhet vullnet për të mbajtur këtë kontratë shoqërore. Pushteti na bën të harrojmë shpejt vullnetin që ruan institucionet, fuqia na bën shpejt të harrojmë shoqërinë njerëzore. Ngase, brenda ushtrimit të pushtetit, vullneti e ka të kundërtin e vet. Ky është cinizmi. Në direktivën e mosrënies në cinizëm na duhet rikujtimi sa më i vërtetë e i plotë i 14 korrikut dhe i tërë ngjarjeve që e rrethuan. /InLajmi/

Tags: Albin KurtiFesta KombëtareFranca
Postimi i mëparshëm

Zjarrfikësit luftuan me 20 zjarre që shpërthyen në gjithë Portugalinë dhe Spanjën

Postimi tjetër

Vozitësi i një automjeti godet një këmbësor në Prizren

Të ngjajshme Postime

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Ish-zyrtari amerikan Hyland: Trump po të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë
Politikë

Ish-zyrtari amerikan Hyland: Trump po të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë

25 July 2025
Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit e gjithë deputetëve të tjerë
Politikë

Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit e gjithë deputetëve të tjerë

25 July 2025
Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma
Politikë

Albulena Balaj-Halimaj, kandidate për kryetare të Prizrenit nga Nisma

24 July 2025
Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata
Politikë

Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

24 July 2025
Postimi tjetër
Në Veternik, humb jetën një motoçiklist pasi u godit nga një makinë

Vozitësi i një automjeti godet një këmbësor në Prizren

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu