Një depo e hekurishteve është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në fshatin Bibaj të Ferizajt, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk është raportuar asnjë i lënduar.
“ Sot, rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte ‘’Mbrojtja e Ambientit’’ është një zjarr. Patrullat e policisë janë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrëfikësit e Ferizajt. Nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Zjarri eshte lokalizuar, eshtë cilesuar ” Incident zjarri”. /InLajmi/