Këngëtari nga kosova Arian Agushi i njohur si Gold Ag, së bashku me personin që ka shërbyer në gjetjen e shumë qytetarëve të humbur në Kosovë, Ridvan Tahiri, kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së, në Hagë, përcjell InLajmi.
Agushi ka thënë se në takim me Nasim Haradinajn, jo 4 orër por iu dukën sa 4 minuta.
“Sot së bashku me vllaun tem Ridvan Tahiri ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj. Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit. Gjatë vizitës takuam nga afër edhe 2 ZEMËR LUANËT E UÇK-së, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit Kadri Veseli”.
Gold Ag tha se fjala e tyre pasi u ndanë ishte përshëndetja e tyre për të gjithë popullin shqiptar.
“T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë.Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë”. /InLajmi/