Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, kanë mbajtur konferencë për media, ku u diskutua për rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, raporton InLajmi.
Bashkim Fejzullahu nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës, tha se janë angazhuar që të furnizojnë mjaftueshëm produkte esenciale për bukën.
“Ne si shoqatë, jemi te angazhuar që të ketë edhe furnizime edhe stabilitet duke e ditur situatën e muajit shkurt dhe mars arritëm ta vërtetojmë se e kemi nën kontroll dhe se kemi stoqe të mjaftueshme. Mendoj se do të vazhdojmë njësoj edhe këtë vit”, u shpreh ai.
Fejzullahu mes tjerash, tha se janë kundër abuzimeve me çmime dhe se duhet të ketë rënie të çmimeve për shkak të stabilitetit,.
“Jemi kundër abuzimeve të çmimeve nga kushdo qoftë dhe të mos shfrytëzohet situata aktuale që të ngrisin çmimet pa nevojë. Nuk ka nevojë për shqetësime pasi ka furnizime por as për ngritje të çmimeve”, tha ai. /InLajmi/