Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rabush Haradinaj, ka kujtuar 27 vjetrin e masakrës së Srebrenicës, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se e bashkëndjenë dhimbjen me popullin e Bosnjës.
Gjithashtu ai tha se masakra në Srebrenicë e kryer nga regjimi i Millosheviqit, do të mbetet e pa shlyer nga ndërgjegjjia e njerëzimit.
Postimi i plotë i tij:
Bashkëndjejmë me popullin e Bosnjës dhe e kuptojmë dhembjen e tyre!
Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia. /InLajmi/