Rastet me koronavirus në Kosovë e rajon janë rritur ndjeshëm ditëve të fundit, shkruan InLajmi.
Në Kosovë raste janë 2.169 raste aktive me koronavirus.
Të dielën u regjistruan edhe 285 raste të reja, ndërkaq u shëruan 203 sosh.
Vdekje si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit nuk ka pasur.
Deri më tash në Kosovë mbi 903 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.831.139 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.872 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 102.467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./InLajmi/