3 turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në vendin e quajtur Curraj i Epërm janë shpëtuar.
Mësohet se ata janë shpëtuar pas 2 operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur gjithashtu se 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët u bllokuan teksa po eksploronin zonën e thepisur malore. Më pas ata njoftuan policinë.