Analisti politik, Blerim Latifi ka kujtuar se si më datë 10 korrik të vitit 1945 është diskutuar nga komunistet kosovar bashkimi i Kosovës me Serbinë, përcjell InLajmi.
Latifi tha se komunistët kosovar në krye me Fadil Hoxhën kanë diskutuar disa çështje të mëdha për Kosovën.
Vendimi i tyre sipas Latifit ishte të vendosin që të jetojnë brenda Jugosllavisë Socialiste.
Guximi për fjalën “jo” sipas analistit dhe profesorit iu mungojë Fadil Hoxhës dhe të tjerëve, gjithashtu Latifi tha se ende si shtet kemi pasoja nga ky vendim.
Tutje ai theksoi se Adem Jasharët, lindin rrallë, me këtë fjali të tij nënkuptojmë se trimat si familja e Jasharëve që kundërshtuan regjimin serb nuk ka shumë.
Postimi i plotë i tij:
10 korrik 1945, 77 vjet më parë. Vendi: Prizren. Ngjarja: Konferenca e KKÇ-së. Çështja: Bashkimi i Kosovës me Serbinë. Komunistët kosovarë, në krye me Fadil Hoxhën, janë para një dileme të madhe:
-Nëse kundërshtojnë këtë bashkim, atëherë i pret fundi, burgu ose vrasja!
-Nëse e nënshkruajnë, i pret pushteti i përjetshëm brenda Jugosllavisë Socialiste! Ata zgjodhën alternativën e 2-të dhe ne ende sot, pas 77 vitesh, vuajmë pasojat zgjedhjes së tyre.
Dikush mund të thotë se në ato rrethana ishte i pamundur ndalimi i bashkimit të Kosovës me Serbinë, sepse jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria praktikisht ishin nën kontrollin politik të Titos. Mbase, por një gjë ishte në duart e Fadilit dhe shokëve të tij: t’i thonin Jo një vendimi që ishte qartë në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të respektonin kërkesat e Konferencës se Bujanit. Nuk patën zemër ta nxirrnin nga goja këtë Jo. Siç thotë Hegeli: “frika nga vdekja i shtyn njerëzit ta braktisin ëndrrën e lirisë dhe ta pranojnë robërinë”.
Prandaj Adem Jasharët lindin rrallë. Shumë rrallë./InLajmi/