Nuk po ndalen provokimet nga të dy partitë që po synojnë ta formojnë qeverinë, pikërisht gjatë kohës sa Isa Mustafa dhe Albin Kurti po negociojnë për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan InLajmi
Haxhi Avdyli, Deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në rrjetin social facebook ku është shprehur se po vazhdon të insistojë që në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka dalë asnjë parti fituese, dhe se Vetëvendosje si e para ka të drejtë vetëm për mundësinë e krijimit të koalicionit që kërkon 61 vota në Kuvend.
“Nuk ka parti fituese, ka parti që ka dalë e para, e dyta e me rradhë. Partia e parë ka vetëm të drejtën dhe mundësinë për krijimin e koalicionit qeverisës i votuar nga 61 deputetë ne Kuvend”, ka shkruar Avdyli./InLajmi/
https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10217775497436779