Pandemia e koronavirusit vijon të marrë jetë në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një qytetar nga Gjirokastra 71 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 75 vjeç kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit vdekjeprurës.
Rastet e reja vijojnë të jenë në shifra alarmante njësoj si në kulmin e pandemisë.
Nga 2.100 testime të kryera, 973 prej tyre rezultuan pozitive.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë, përcjell A2CNN.
Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.