Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir abdixhiku ka shprehur ngushëllime për vdekjen ish-kryeministrit të Japonisë, Shnzo Abe, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka thënë se vrasja e Abe është një humbje e madhe jo vetëm për Japoninë por për gjithë botën.
Gjithashtu ai tha se ish- kryeministri do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë në rrugëtimin e shtet ndërtimit të Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Lidhja Demokratike e Kosovës:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku shpreh ngushëllime, pas ngjarjes tragjike, vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
“Tronditës lajmi për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Vrasja e tij është goditje dhe humbje e madhe jo vetëm për Japoninë por për mbarë botën demokratike dhe Kosovën në veçanti, ngase ai ishte mik i madh dhe mbështetës i parezervë gjatë konsolidimit të shtetit tonë.
Unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkëndjejmë me familjen dhe popullin japonez dhe të gjithë ata që kanë pasur fatin të bashkëpunojnë me ish-kryeministrin Abe.
Ish-kryeministri Abe, do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë sonë në rrugëtimin e shtetndërtimit.
I përjetshëm kujtimi për ish-kryeministrin Abe, njëherësh mikun e madh të Kosovës!” /InLajmi/