Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar me armë zjarri gjersa po mbante fjalim, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Çitaku ka thënë se ish-kryeministri i Japonisë ka qenë një mik i lirisë dhe demokracisë, për vendin tonë.
Gjithashtu ajo tha se Shinzo Abeka qenë një mbështetës i vendosur për Kosovën.
Postimi i plotë i saj:
Lajme të dhimbshme nga Japonia.
Ish kryeministri Shinzo Abe ka qenë mik i lirisë, demokracisë dhe partneritetit.
Abe ka qenë mbështetës i vendosur i #Kosovës, dhe ka luajtur rol vendimtar në nxitjen e partneritetit mes vendeve tona. /InLajmi/