Artistja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka publikuar projektin më të ri muzikor, shkruan InLajmi.
Dafina Zeqiri këngën më të re e ka titulluar me “ Malli”.
Për tekstin e kësaj këngë është përkujdesur vetë Dafina dhe rep-artisi nga Kosova, Elinel.
Ky projekt muzikor menjëherë pas publikimit ka marrë mjaft komente pozitive nga publiku dhe fansat e saj.
Ky videoklip duket mjaftë veror, ku Dafina duket e veshur me fustan të bardhë.
Ndryshe, Dafina Zeqiri projektin e fundit e ka publikuar në bashkëpunim me Digjej-n e njohur Kosovar Dj Geek, të cilën e kanë titulluar me “ Loving me”. /InLajmi/