Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur së ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku, Ali Iljazi, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e bërë nga komuna në fjalë thuhet së ishte Iljazi ai i cili iu gjind afër shumë personave, sipas tyre tanimë i ndjeri nuk njihet vetëm në Gjakovë por kudo në Kosovë.
Mbi të gjitha Iljazi mundohej të ishte afër njerëzve ve kurdo dhe sido, kështu Komuna e Gjakovës i ka shprehur ngjushëlllime familjës së të ndjerit si dhe të gjithë miqëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Njoftimi i plotë i Komunës së Gjakovës:
Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e njërit prej ikonave të qytetit të Gjakovës, mjekut të shumë familjeve gjakovare, Prim. Med. Dr. Sci. Ali Iljazi.
Nuk ka njeri jo vetëm në Gjakovë, por edhe në qytete tjera që së paku një herë nuk ka gjetur mbështetje tek Dr. Aliu, qoftë përmes kurave të tij mjekësore, qoftë përmes fjalëve të ëmbla, që shpesh herë ishin ilaq për të sëmurin.
Komuna e Gjakovës, shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjen Iljazi, bashkëpunëtorët, miqtë e Dr. Aliut dhe të gjithë qytetarët e Gjakovës. /InLajmi/