Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur mjaft e lumtur ndaj xhudistëve kosovarë, të cilët morën pjesë në Lojërat Mesdhetare ”Oran 2022”, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se sportistët e Kosovës po e tregojnë imazhin e vendit tonë në botë.
Gjithashtu ajo tha se sportistët e Kosovës kthehen në Kosovë nga Lojërat Mesdhetare me 7-të medalje, 3 të arta dhe 3 të bronzta.
Postimi i plotë i saj:
Me 6-të medalje, 3 të arta dhe 3 të bronzta, sportistët tanë po kthehen triumfues në Kosovë.
Këta janë sportistët tanë fantastik, kjo është Kosova, ky është imazhi ynë në botë. Kosovën e nderojnë bashkërisht vajzat dhe djemtë tanë si: Distria, Loriana, Laura, Flaka, Akili, Shpejtimi e shumë të tjerë.
Faleminderit për emocionet që na i dhuruat këto ditë! /InLajmi/