Kitaristi legjendar amerikan Carlos Santana është rrëzuar në skenë gjatë një koncerti në ambient të hapur pranë Detroit, Michigan, transmeton InLajmi.
Personeli mjekësor e trajtoi 74-vjeçarin në Clarkston të martën dhe ai u dërgua në departamentin e urgjencës të një spitali lokal për vëzhgim.
Santana, i cili ka lindur në Meksikë, më vonë shkroi në faqen e tij në Facebook se ka harruar të hante dhe të pinte ujë, kështu u dehidrua dhe
Menaxheri i tij Michael Vrionis tha se muzikanti po bëhej më mirë.
Megjithatë, ai shtoi se një shfaqje e planifikuar për të mërkurën në Burgettstown, Pensilvani, do të shtyhet për një datë të mëvonshme, shkruan BBC.
Janë shfaqur pamjet që tregojnë Santana duke u ndihmuar jashtë skenës në teatrin muzikor të Clarkson’s Pine Knob. /InLajmi/