Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 1.165 testime, 341 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 64 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 1.521.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 78 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.873 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 102.467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.165 testime, 341 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 64 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Në total numri i rasteve aktive është 1.521. /InLajmi/