Lojtari ka ngadalësuar procesin e largimit nga ‘Stamford Bridge’, me agjentin e tij që është futur në negociata për rinovim kontrate.
“Chelsea është prioriteti”, ka thënë ai për Tuttomercato. “Kontrata skadon në vitin 2023”, shtoi tutje agjenti Joao Santos.
“Mendoj se ne do të flasim për rinovimin e kontratës gjatë muajit shtator”, tha mes tjerash ai, transmeton lajmi.net.
Jorginho lidhej me një rikthim të mundshëm në Serie A, me top 4-tër skuadrat italiane që shiheshin si destinacion i mundshëm për lojtarin.