Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të doktorit Mentor Salihu dhe Skofiar Gjini, punëtorë të QKMF-Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve, përcjell InLajmi.
Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta.
Kështu thuhet në mesazhin e Latifit drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit. /InLajmi/