Raportet ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë e thellimit të tyre u theksuan në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, përcjell InLajmi.
Duke biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës, thuhet të jetë potencuar nevoja për liberalizim të vizave, si proces tashmë i vonuar.
Kurti ka kërkuar përkrahje nga Greqia për Kosovën në integrimin e mëtutjeshëm në organizata rajonale.
Gjatë takimit thuhet të jetë diskutuar rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë, ndërsa në fund u dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë Ukrainës, për të përballuar agresionin rus.
Në theks të veçant kanë vendosur nevojat për rritjen e angazhimit për zvogëlimin e ndikimit nga aktorë të 3-të në rajonin e Kosovës, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor. /InLajmi/




















