Mbrëmë vonë, Gjykata në Mitrovicë caktoi masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut dhe 2 familjarëve të tij lidhur me incidentin e së shtunës në Skenderaj, ku u plagosën 2 policë.
Në një video që u publikua, Nuredin Lushtaku teksa dërgohet në paraburgim dëgjohet duke thënë “a u knaqt”.
Haxhi Millaku në Frontal të t7 tërthorazi tregoi se për kë ishte ky mesazh i Lushtakut.
“Qe tkallzoj unë, a po don edhe me figura. Skenderaj është qërim hesapesh të interesave politike të katër rrymave dhe rrymës që i përket ky e që i ka themelet në gjak të 57 anëtarë të familjes tjerët e kqyrin për interesa politike dhe “ky don të na hin në politike”. Ia kajti, s’ia kajti dikujt kjo është vërteta, ndërsa tjerët duke shiqu fallin e zi, disa parti pacifiste, e disa tjera, kuazi marksiste, përçaje dhe sundo, 2/3 u knaqë. Emra janë këta, deshifroni. Edhe shikuesit e dijnë se kush janë lumpen proletariati, kush janë grupacionet e luftës që janë përçarë, e dijnë edhe kuazi pacifistat”