Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në seminarin me temën “Gender Perspective in Military Operations”, të mbështetur nga Forcat Italiane, përcjell InLajmi.
Mehaj ka thënë se gjatë këtij seminari është diskutuar për fuqizimit të rolit të gruas brenda ushtrisë.
Gjithashtu ai tha se gratë përbëjnë 50% të popullsisë në botë ku angazhimi i tyre është në misione paqeruajtëse është me theks të veçantë.
Më tej ka shtuar se gratë në mbarë botën duhet të shihen si lidere por jo si viktima të mundeshe.
Postimi i plotë i tij:
Si vazhdimësi e bashkëpunimit bilateral me ushtrinë italiane, sot u mbajt seminari me temën “Gender Perspective in Military Operations”, mbështetur nga Seksioni i Poliikave Gjinore të Divizionit të Personelit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Italiane.
Gjatë këtij seminari u diskutua rreth rëndësisë së fuqizimit të rolit të gruas brenda ushtrisë, institucioneve të cilat kanë ndikim direkt në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë, e nëpërmjet të kësaj ndihmës që ushtritë mund të ofrojnë në misione paqeruajtëse me theks të veçantë ndihmën ndaj grave.
Duke qenë se gratë përbëjnë mbi 50% të popullsisë në Kosovë por dhe në botë, përfshirja e grave në menaxhimin e krizave, angazhimi i tyre në misione paqeruajtëse është i domosdoshëm.
Meqenëse lufta përjetohet ndryshe nga të 2 gjinitë, analiza që mund të ofrojnë nga perspektiva e tyre është tejet e rëndësishme, andaj dhe fokusi ynë është rritja e përfshirjes së grave në ushtri në pozita vendimarrëse.
Gratë duhet të shihen si lidere dhe jo si viktima të mundshme! /InLajmi/