Juventusi dëshiron të ketë Paul Pogba dhe Angel Di Maria në Torino deri të shtunën, sipas raporteve në Itali.
Dyshja do t’i bashkohet Biankonerëve në transferta të lira këtë verë.
Pogba është një agjent i lirë pas largimit nga Manchester United, ndërsa Di Maria u largua nga Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës së tij.
Dhe Goal raporton se të 2 mund të jenë në Torino të shtunën teksa kërkojnë të finalizojnë nënshkrimet, shkruan Sinjali.
Pogba do të ishte një rikthim në Juve, pasi kishte luajtur për klubin nga 2012 në 2016, mes periudhave te United. Ai ka fituar titullin e Serie A në secilin nga katër sezonet e tij në Torino.