Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për ndryshimin e qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Duke folur për Asociacionin në “Dpt te Fidani”, Haziri ka thënë se Kurti “po e përbin pellgun e pështymës politike që e ka bërë ndër vite”.
Ai ka thënë se Kurti ka ndruyshuar vetëm në metoda, por jo edhe në qëllim.
“Kam qejf me pa të ndryshum, sikur që ka ndryshu në krejt atë pellgun e madh të pështymës politike dhe garës politike që e ka ba me vite të tëna, është ka e përbin mbrapa, por ky vendim është ndryshim I madh politik. Unë jam prej atyre që besoj që z.Kurti ka ndryshu vetëm në metoda, po jo qëllim . Është njëri prej politikanëve që nuk mund të ndryshon në qëllim po në metoda dhe akomodimi i tij në pushtet është i dukshëm”, ka deklaruar Haziri.
Sipas Hazirit, Kurti s’po ndërton një statut për Asociacionin sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Express.
“Unë nuk jam tu e pa që do të ndërton një statut sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për veti nuk jam tu e pa. Edhe pse problem është pak më i thellë dhe Qeveria e Serbisë kërkon zbatimin e marrëveshjes, ata e quajnë amë, e që është Marrëveshja e Brukselit pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por Marrëveshja e Brukselit dhe me kërkesën e Kryeministrit të Kosovës është vendosë në atë kohë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe e Serbisë me pas fjalën në këtë marrëveshje. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka dhënë fjalën e vetë dhe tash ajo marrëveshje është e kreun në tërminologji edhe e ka largu rrezikun e problemeve kushtetuese që munden me pjellë. Tani për veten time, unë nuk jam tu e pa që do ta ndërton një statut sipas kësaj marrëveshje, ndoshta jam gabim”, ka thënë Haziri.