Robert E. Crimo III, i identifikuar nga policia si personi i dyshuar për të shtënat dhe vrarë 6 persona dhe plagosjen e dhjetëra të tjerë të hënën në mëngjes në një paradë të 4 korrikut në Highland Park, Illinois, është arrestuar, transmeton InLajmi.
Policia beson se i armatosuri i dyshuar hapi zjarr pak pas orës 10 të mëngjesit nga çatia e një biznesi pranë rrugës së paradës.
Arma ishte një “pushkë me fuqi të lartë” dhe sulmi dukej se ishte “i rastësishëm” dhe “i qëllimshëm”, tha Christopher Covelli, zëdhënës i Task Forcës së Krimit të Madh të Qarkut Lake.
I dyshuari u kap disa orë pas të shtënave, ai u arrestua pa incidente, tha policia.
Në videon e marrë nga një kalimtar i rastësishëm, dëgjohet policia duke dhënë komanda që Crimo të dalë nga automjeti.
Policia me armë të tërhequr shihet teksa Crimo del nga automjeti me duart në ajër. I dyshuari postoi imazhe të dhunshme në internet: Personi i dyshuar i armatosur postoi video muzikore në internet që ai me sa duket kishte bërë që përmbanin tekste ogurzezë dhe skena të animuara të dhunës me armë, shkruan CNN.
Ai jeton në një apartament prapa shtëpisë në pronësi të babait të tij./InLajmi/




















