Në një botë virtuale plot me këshilla dhe truke të çuditshme që lidhen me shëndetin dhe pamjen e lëkurës, trendi i fundit i TikTok na kthen edhe njëherë tek trajtimi bazik: vendosja e akullit në fytyrë si një mënyrë për të ulur të fryrat apo për të reduktuar rrathët e zinj të syve.
Nëse doni një lëkurë plot shkëlqim dhe pa probleme masazhojeni çdo ditë me një kub akulli. Ja cilat janë përfitimet që do ju lënë pa fjalë:
I jep shkëlqim lëkurës: akulli ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila krijon një lëkurë më të shëndetshme dhe pa probleme.
Redukton problemet e lëkurës :nëse masazhoni fytyrën me akull çdo ditë do t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin e lëkurës dhe do të reduktojë puçrat, skuqjen apo problemet e tjera të saj.
Eleminon rrathët e zinj poshtë syve :nëse kombinoni një kub akulli me lëng kastraveci të freskët do të zhdukni rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve.
Tonifikon lëkurën: kubet e akullit parandalojnë veprimin e radikalave të lira në lëkurë, minimizojnë dukejn e poreve, tonifikojnë lëkurën dhe e bëjnë atë të duket sa më perfekte, përcjell Living Shqip.
Parandalon rrudhat :siç e thamë dhe mësipër akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për pasojë lehtëson shenjat e plakjes dhe rrudhat e para.