Ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Po, është dërguar në mbajtje”– tha Preteni për Telegrafin.
Ai shtoi se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimin ndaj ish-kryetarit të komunës së Skënderajt Nuredin Lushtaku, dhe 2 personave të tjerë me inicialet F. L dhe A.L.