Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se mbrenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me koronavirus, ndërsa nga 442 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 147 qytetarë, përcjell InLajmi.
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga koronavirusi, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë. /InLajmi/