Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është vetëaksidentur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, përcjell InLajmi.
Nga ky aksident policia njoftoj se viktima ka humbur jetën.
“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë Jug 03.07.2022 – 17:37. Vozitësi mashkull kosovar me motokultivator nga pa kujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku. Në vendin e ngjarjes vozitësi është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” njofton Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes vozitësi është gjetur pa shenja jete.
Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./InLajmi/

















