Ministri irlandez për çështje të jashtme, Thomas Byrne në takimin e zhvilluar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian, raporton InLajmi.
Byrne tha se lufta në Ukrainë ka ndikim të madh në Evropë dhe ka rëndësi në sigurinë e tërë kontinentit.
“Besoj që është mirë të punojmë për çështjen që kanë të bëjnë me ne sesi mund t’i qasemi sfidave. Lufta në Ukrainë ka ndikim të madh në Evropë dhe për sigurinë në kontinentin. Qeveria ka bërë punë të mirë. Duhet të punojmë së bashku me fqinjët tanë. Irlanda mbështet liberalizimin e vizave. Ne kemi raporte të mira me Britaninë dhe kohë pas kohe kemi vështirësi. Kohëve të fundit janë disa vështirësi por të gjejmë mënyra për të ruajtur paqen edhe në Irlandë dhe sot ne udhëheqim disa institucione evropiane. Këshilli i Evropës është organizatë e rëndësishme për të drejtat e shteteve. Qeveria po kërkon anëtarësim dhe është sigurim për qytetarët që kjo qeveri është serioze për të drejtat e njeriut dhe do të punojmë të sigurojmë një rrugëtim të pranueshëm” tha ai.
Tutje ai tha se do ta mbështesin si shtet Kosovën për anëtarësim në Këshill Evropian./InLajmi/

















