Spitali kryesor i Copenhagen, Rigshospitalet, ka marrë një grup pacientësh për trajtim, tha një zëdhënës, transmeton InLajmi.
Ata thonë se spitali ka thirrur staf shtesë, duke përfshirë kirurgë dhe infermierë.
Ende nuk dihet se sa viktima ka, por policia tha se disa u plagosën dhe disa të vdekur.
Pranë qendrës ku ndodhi sulmi 17.000 persona ishin duke pritur që këngëtari Harry Styles të dilte në skenë, shkruan Reuters.
Koncerti i Harry Styles u anulua./InLajmi/