Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ri garues 2022/23.
Skuadra nga Suhareka, e cila në këtë edicion të garojë edhe në garën më prestigjose evropianë, Ligën e Kampionëve, tashmë po i kryen edhe përgatitjet e fundit para ndeshjes së para në këtë kompeticion ku të martën do të ballafaqohet më skuadrën lituanese, Zalgiris.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45, shkruan Insajderi.
Fanellat e reja për ndeshjet si vendas dominohen nga ngjyra e portokallt me disa nuanca te ngjyrës së zezë.