Duke pasur parasysh se në Kosovë ka rritje të rasteve me koronavirus IKSHPK iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të bartin maska në ambientet e mbyllura, përcjell InLajmi.
IKSHPK thirr qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për t’iu shmangur infektimit me bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe fton të vaksinohen të gjithë ata që s’janë vaksinuar. Ndërkaq, nxit që të merret edhe doza përforcuese.
Nga IKSHPK thonë se është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhimbje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.stimi i plotë i IKSHPK-së
Postimi i plotë i IKSHPK-së:
Të nderuar qytetarë!
Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!
Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.
Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19. /InLajmi/