Skuadra e Monzas në Serie A është e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint Germain, Mauro Icardi.
Kështu të paktën bën të ditur Fabrizio Romano.
Sipas tij, kjo marrëveshje po konsiderohet e komplikuar, por, përkundër kësaj, presidenti i kësaj skuadre, Adriano Galliani, nuk po e sheh si mision të pamundur, transmeton lajmi.net.
Tash për tash nuk ka asgjë të avancuar sa u përket bisedimeve në mes të palëve, me argjentinasin që ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me këtë interesim.