Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për deklaratat e ministrit, Hekuran Murati, të bëra vite më parë, kundër UÇK-së, po ai nuk ka dashur t’i komentojë, raporton InLajmi.
Lidhur me këtë, Kurti, është shprehur se është Kryeministër dhe jo komentues, e që sipas tij këto tema janë shumë te vjetra dhe se ai nuk i sheh si prioritet.
“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti.
Sa i përket të pagjeturve, tha se do të jetë prioritet i Qeverisë së tij dhe se gatishmërinë e kanë por që jo gjithçka varet nga ta.
“Padyshim që çështja e të pagjeturve është prioritet për qeverinë. Ata janë të zhdukur me dhunë dhe do të bëjmë maksimumin që kjo çështje të zbardhet sa më parë sepse ankthi i familjarëve është më i madh sesa pikëllimi i tyre që nuk është vetëm i tyre. Ne kemi gatishmëri dhe interesim por nuk varet vetëm nga ne”, tha ai. /InLajmi/