Presidentja e vendit Vjosa Osmani, vazhdon t’i gëzohet fitores së sportistëve kosovar në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se këta sportistë janë imazhi më i mirëi Kosovës në mbarë botën.
Ajo tha se Laura Fazliu është e arta e re e Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Ky është imazhi Kosovës në botë. 🇽🇰
Sot, si çdo ditë tjetër, çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit dhe po shkruajnë historinë e re të Kosovës. Edhe një e artë iu shtua xhudos. Atë e fitoi Laura Fazliu, çika e artë e Kosovës. Të lumtë, Laura!
Ndërsa, Akili ynë, si çdoherë tjetër na bëri rishtas krenarë, duke e fituar medaljen e bronztë, kësaj radhe. Faleminderit, Akil!
#Oran2022
#KosovaJudo