Është shtyrë për nesër fluturimi i grupit të 2-të të besimtarëve për në Haxh.
Kështu thanë për Klan Kosova nga Aerporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Fluturimi pritet të realizohet nesër në orën 05:15 të mëngjesit.
Një grup i besimtarëve nga Kosova ishte paraparë të nisej sot për në Haxh, por kjo u pamundësua shkaku i një defekti që pati aeroplani me të cilin ata do të fluturonin.