Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Ganimete Musliu, ka thënë se në mbledhjen e sotme patën një takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, raporton InLajmi.
Musliu tha se Serbia po bënë përpjekje ilegale për të rritur tensionet e situatës në Kosovë.
Sipas Ganimete Musliut gjendja është pak e brishtë në ndërhyrjet e Serbisë në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale.
“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme e sigurisë ne vend është stabile. Situata më e brishtë në republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të 4 komunave ne veri për shkak te ndërhyrjeve nga Serbia në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave të ndryshme radikale. Serbia përmes strukturave të saja po bënë përpjekje për të rritur gatishmërinë tek serbet lokal dhe tensionim të situatës në Kosovë. Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegal për të monitoruar aktivitetet e strukturave te sigurisë në Kosovë por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtare që përkojnë në Kosovë”, tha ajo. /InLajmi/