Po vazhdon në nivel vendi mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët e Kosovës e ku përmes tyre po synohet që Kuvendi i Kosovës të shqyrtoj sërish mundësinë e tërheqjes së një shume të parave nga Trusti.
Adnan Jashari përfaqësues i grupit të qytetarëve “Pro Tërheqjes 30 % të Trustit” dhe përfaqësues i nismës ligjore për Projektligjin për Trustin, ka thënë për Gazeta Blic se deri në këto momente janë mbledhur mbi 6 mijë nënshkrime.
“Ne krejtë Kosovën deri tani janë mbledhur mbi 6 mijë nënshkrime”, ka thënë ai.
Deri sa mbledhja e nënshkrime po vazhdon, Jashari ka bërë edhe një hap tjetër duke iu drejtuar Kuvendit të Kosovës me një shkresë, raporton Gazeta Blic.
“Si përfaqësues i grupit të qytetarëve “Pro Tërheqjes 30 % të Trustit” dhe përfaqësues i nismës ligjore për Projektligjin për Trustin, sot në Kuvendin e Kosovës në zyrën për ankesa dhe parashtesa, dorëzova njoftimin për fillimin e Nismës Legjislative nga qytetarët PËR PROJEKTLIGJIN PËR PLOTËSIM NDRYSHIMIN E LIGJIT NR 04/L-101 PËR FONDET PENSIONALE TË KOSOVËS, I PLOTËSUAR DHE NDRYSHUAR ME LIGJIN NR 04/L-115 ME LIGJIN NR 05/L-116”, ka thënë ai. Kuvendi i Kosovës gjegjësisht deputetët e partisë në pushtete, Lëvizjen vetëvendosje në njërën nga seancat e kaluar hodhën poshtë nismën Bekim Haxhiut të PDK-së që qytetarëve t`u lejohet tërheqja e një për qindje të parave nga Trusti.