Teniserja ukrainase Elina Svitolina thotë se ka një mision për të ndihmuar vendin e saj dhe dëshiron të përdorë platformën e saj për t’i dhënë shpresë kombit të shkatërruar nga lufta, transmeton InLajmi.
27-vjeçarja, e cila është në kontakt të rregullt me familjen dhe miqtë e saj në Ukrainë, ka bërë një pushim nga tenisi për të fokusuar përpjekjet e saj në mbledhjen e fondeve dhe ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të vendit të saj.
“Është jashtëzakonisht e vështirë sepse familja po tregon historitë e tyre”, tha Svitolina.
“Unë flas me gjyshen time çdo ditë për të ditur se si ndihet ajo. Është shumë e vështirë për të, sepse për të moshuarit është më e rëndësishme të kenë një rutinë dhe, për momentin, ka shumë bomba dhe të shtëna që po ndodhin në Odessa, në qytetin tim” shtoi ajo, shkruan CNN.
Tutje Svitolina tha se është e rëndësishme që ajo të qëndrojë në kontakt me familjen e saj çdo dit për ta mbështetur në çdo mënyrë të mundshme./InLajmi/