Një zjarr përfshiu një traget me 165 persona në Filipinet qendrore dhe ekipet e shpëtimit thonë se të gjithë, përveç 2, janë sjellë në vend të sigurt, transmeton InLajmi.
Një person konfirmohet se ka vdekur dhe një është zhdukur, thotë Roja Bregdetare e Filipineve.
Një video e Rojës Bregdetare në Facebook tregoi të mbijetuarit në breg në Hilongos, në Leyte. Varka, me 157 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit, kishte lundruar nga Ubay, në Bohol.
Zyrtarët thonë se nuk e dinë ende shkakun e zjarrit, por vlerësojnë se trageti po transportonte vetëm gjysmën e numrit maksimal të pasagjerëve, shkruan BBC.
“Shpëtimi i ekuipazhit dhe pasagjerëve ishte i shpejtë për shkak të ndihmës nga [anijet] që lundronin në ujëra kur ndodhi incidenti,” tha roja bregdetare. /InLajmi/