“Alexa” e Amazon, e njohur gjithashtu thjesht si Alexa, është një teknologji asistente virtuale e bazuar kryesisht në një sintetizues polak të të folurit të quajtur Ivona, i blerë nga Amazon në 2013, transmeton InLajmi.
“Alexa” e Amazon së shpejti mund të përsërisë zërin e anëtarëve të familjes edhe nëse ata kanë vdekur.
Kompania e teknologjisë ndau planet e saj për të zhvilluar një sistem që lejon pajisjen të imitojë çdo zë pasi ka dëgjuar më pak se një minutë audio, prezentuan gjatë konferencës re: MARS të Amazon në Las Vegas të mërkurën më 22 qershor.
Rohit Prasad, një nënkryetar i lartë i Amazon dhe shkencëtar kryesor i Alexa, ua prezantoi këtë veçori të pranishmëve, duke shpjeguar se qëllimi i tyre është t’i bëjnë kujtimet të qëndrueshme me ndihmën e pajisjes, shkruan Ap.News.
Në një video të luajtur nga Amazon në këtë ngjarje, një fëmijë i vogël pyet “Alexa”, a mundet gjyshja (e ndjerë) të mbarojë së lexuari për mua Magjistari i Ozit?” Alexa më pas e pranon kërkesën dhe kalon në një zë tjetër që imiton gjyshen e fëmijës. Më pas, asistenti zanor vazhdon të lexojë librin me të njëjtin zë. /InLajmi/