Rritja e çmimit të naftës dhe ulja e rezervave të peshkut e ka futur sektorin e peshkimit në një krizë të plotë.
Kjo krizë është reflektuar edhe në treg. Çmimet e peshkut dhe prodhimeve të detit janë rritur ndjeshëm.
“Për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe prodhimit të ulët çmimi është shumë i lartë, kostot janë shumë të larta dhe më të goditurit janë barkat e peshkimit. Urojmë të mbarojë sa më parë lufta atje”, shprehet Klodian Kapiti, kreu i sindikatës së peshkatarëve.
Ndikimi i menjëhershëm që pësoi çmimi i naftës në bursë pas luftës në Ukrainë dhe në tregun vendas të karburanteve e ka dëmtuar ndjeshëm këtë sektor jetik për qytetin bregdetar të Durrësit.
“Sot çmimi është 180 lekë/litër dhe sipas llogarive që bëjmë ne nëse nafta kalon 60-70 lekë/litër peshkimi është në deficit. Është marrë vendim që pas datës 1 korrik do të jetë çmimi i bursës minus 40 lekë për peshkimin”, shkruan Top Channel.
Të premten, flota e peshkimit kishte njoftuar fillimin e një greve të përgjithshme, por pas një takimi të zhvilluar pasditen e 23 qershorit mes përfaqësuesve të sektorit dhe ministrive të linjës, ajo e Financave dhe Bujqësisë, është arritur një marrëveshjeve që pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit korrik.