Në fshatin Brainë të Podujevës një person ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrokullisjes me traktor, përcjell InLajmi.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Brainë, Podujevë 23.06.2022 – 07:56. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se ishte rrokullisur me traktor. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i kanë ofruar tretman mjekësor, të njëjtin për shkak të lëndimeve të rënda e kanë dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /InLajmi/