Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Prizren, ku një person është therrur me thikë, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se incidenti ka ndodhur gjatë një përleshjeje, ku 2 persona e kanë sulmuar viktimën.
50-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Më 22.06.2022, rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një rast “Lëndim i rëndë trupor (therrje me thikë). Patrulla policore ju ka përgjigj rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe A. Sh., i datëlindjes 1970 m/sh/k…dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç. Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /InLajmi/