• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 9 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Çollaku: Nga viti 2015-2016 dialogu është futur në “qorrsokak”

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
22 June 2022
në Kosovë
0 0
0
Çollaku: Nga viti 2015-2016 dialogu është futur në “qorrsokak”
0
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, e ka konsideruar si sukses udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

Megjithatë, ai thotë se kjo nuk është marrëveshje e re, por thjesht është dakordim për zbatimin e marrëveshjeve paraprake të vitit 2013 dhe 2015.

“Unë personalisht nuk do të doja të futem në çështje teknike se cilat janë dallimet midis marrëveshjes së vitit 2013, respektivisht 2015, dhe udhërrëfyesit për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve, sepse faktikisht ne çfarë kemi parë që është arritur në Bruksel është pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Mendoj që është konstatim i përgjithshëm që nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re, por zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Konsideroj që ky është një sukses i mirë, sepse marrëveshje ideale nuk ka pasë asnjëherë që nga fillimi i këtij procesi dhe ndoshta edhe marrëveshja përfundimtare, kurdo që të arrihet, nuk do të jetë ideale as për Serbinë e as për Kosovën, sepse marrëveshjet ndërtohen mbi kompromise”.

Ai deklaroi se marrëveshja e vitit 2013, dhe më pas e vitit 2015, kanë qenë më të mirat të mundshme për rrethanat e asaj kohe e që sigurisht se sikur do të negocioheshin sot do të ishin më të mira.

“Që nga viti 2013 deri më sot shumë gjëra kanë ndryshuar dhe nëse të njëjtën marrëveshje do ta negocionin ekipi i Edita Tahiri ose kryeministri Isa Mustafa, ose dikush tjetër mendoj që në rrethana të tanishme ndoshta do të ishte më e mirë, sepse ideale do të ishte që të mos kemi fare një kompani të Serbisë e cila do të vijë të licensohet në Kosovë dhe do t’i kryejë detyrat e një kompanie që tashmë e kemi në Kosovë e që është KEDS dhe KESCO. Kjo është e pamundur për rrethanat e tanishme”.

Çollaku thotë se ajo çka ky udhërrëfyes ka nxjerrë në pah është se Qeveria Kurti e ka kuptuar se s’mund t’i realizojë premtimet e dhëna në fushatë.

Ai deklaroi se është mirë që kjo marrëveshje më në fund do të zbatohet në praktikë dhe edhe qytetarët në veri të vendit do të paguajnë faturat e rrymës sikur të gjithë qytetarët e tjerë.

Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Thaçi tha se Qeveria Kurti duhet të punojë për marrëveshjen përfundimtare dhe të mos humbasë kohë me marrëveshjet që janë arritur kohë më parë.

“Çfarë është e rëndësishme është që më në fund kjo qeveri e ka kuptuar që nuk mund t’i realizojë premtimet e kota dhe absurde që i ka bërë në të kaluarën. Në aspektin ekonomik është e rëndësishme që më në fund po ndalohet kjo gjakderdhja financiare, që po i themi, që ka vazhduar për 22 vjet dhe më në fund qytetarët që jetojnë në veri të Kosovës do të paguajnë faturat e tyre siç i paguajnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

“Çështjet teknike nuk janë të përkryera këtu, mirëpo unë mendoj që ne duhet të trajtojmë nga aspekti ekonomik dhe nga aspekti politik. Në aspektin politik është mirë që do të fillojë të zbatohet kjo marrëveshje dhe shpresoj që kjo qeveri do ta shpejtojë ritmin që të punojë për marrëveshjen përfundimtare dhe jo të harxhojë mund dhe energji në marrëveshjet që janë arritur në të kaluarën, sepse ajo çka duhet të bëhet me marrëveshjet që janë arritur deri tani është zbatimi i tyre në praktikë. Që 2 vite kryenegociatori i Kosovës ka humbur kohë që ta përpilojë këtë udhërrëfyes, që është një faqe, për zbatimin e marrëveshjeve që kanë qenë të arritura. Edhe në vitin 2015 pak a shumë kemi pasë rekomandime strikte se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje, mirëpo ka pasë pengesa në zbatim. Pengesat kanë qenë kryesisht të natyrë spolitike, qoftë nga Serbia, por ndoshta edhe nga neglizhenca nga ana jonë. Nga viti 2015-2016 dialogu është futur në qorrsokak dhe nuk ka pasë asnjëherë negociata të mirëfillta, prandaj zbatimi në praktikë i marrëveshjeve të arritura politikisht ka qenë i pamundur për rrethanat e kohës”.

Tags: Bekim ÇollakuQeveria e KosovësSerbia
Postimi i mëparshëm

Haziri: Kurti ka humbur 7 vite kohë për të nënshkruar marrëveshjen e njëjtë

Postimi tjetër

Muja: Që nga viti 2015 vetëm ne ua kemi dyfishuar pagesat veteranëve

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

9 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror, temperaturat pritet të jenë deri në 35 gradë celsius

7 June 2025
Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë
Kosovë

Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë

6 June 2025
PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë
Kosovë

PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë

6 June 2025
Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë
Kosovë

Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë

6 June 2025
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Kosovë

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

6 June 2025
Postimi tjetër
Muja: Që nga viti 2015 vetëm ne ua kemi dyfishuar pagesat veteranëve

Muja: Që nga viti 2015 vetëm ne ua kemi dyfishuar pagesat veteranëve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 9 qershor ndër vite?!

9 June 2025
Si të përgatisni reçelin e kumbullave në dy mënyra – Shije dhe ëmbëlsi fantastike

Si të përgatisni reçelin e kumbullave në dy mënyra – Shije dhe ëmbëlsi fantastike

9 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

9 June 2025
5 gjëra që duhet të harroni për të pasur marrëdhënie të shëndetshme

5 gjëra që duhet të harroni për të pasur marrëdhënie të shëndetshme

9 June 2025
Frutat verore që kanë më pak kalori

Frutat verore që kanë më pak kalori

9 June 2025
Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë

Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë

9 June 2025
A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu