Një autobus është aksidentuar në rrugën Ferizaj-Gjilan, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Ismet Hashani, i cili njoftoi se autobusi kishte këputur telat e rrymës.
Si pasojë e këtij aksidenti 3 persona janë lënduar.
Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Ju njoftojme se rreth ores 21:20 ne rr e Ferizajit, afër restoran ,,ASTORIA” – Gjilan , ka ndodh nje aksident ku I perfeshir eshte nje autobus I cili ka keputur telat e rrymes dhe nje korsi ka qene e bllokuar per pake kohë. Sipas hetimeve jane lenduar lehte tre persona .
Me rastin jane duke u marr Njësitet e trafikut Rajonal. /InLajmi/